May 19, 2024
Maqedoni

Dendias: Po e mbikëqyrim hapësirën ajrore të Maqedonisë dhe jemi shumë krenarë për këtë

Greqia e mbikëqyrë hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut në kuadër të “air policing” misionit të NATO-s dhe jemi krenarë për atë. Zbatojmë “air policing” edhe në vende të tjera që nuk kanë kapacitete ajrore, theksoi ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias gjatë panel diskutimit të Forumit ekonomik Delfi, në pyetjen nëse Greqia apo Turqia e mbikëqyrë hapësirën ajrore të vendit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 

Dendias sqaroi se bëhet fjalë për praktikë në kuadër të NATO-s që i jep mundësi edhe Turqisë edhe Greqisë dhe theksoi se aviacioni ushtarak grek disponon me kapacitete dhe është i gatshëm t’u ndihmojë vendeve të cilat kanë nevojë.

Në kornizën politike Greqia ka çfarëdo lloj disponimi për t’ia ofruar këtë Maqedonisë së Veriut, si dhe vendeve të tjera aletare në NATO të cilat kanë nevojë për aviaconin ushtarak grek. Jemi krenarë që e bëjmë atë. Të lumtur t’u ndihmojmë miqve, partnerëve dhe aleatëve nëse kjo u nevojitet për hapësirën e tyre ajrore. Jemi të gatshëm për atë, kemi aviacion mjaft të aftë, mjaft të fuqishëm. Pse jo?“, theksoi ministri grek i Mbrojtjes.

Në panelin në kuadër të Forumit të nëntë ekonomik Delfi, Dendias diskutoi me profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe drejtorin e Institutit për çështje ndërkombëtare, Konstantinos Filis, ndërsa foli edhe për tema lidhur me mbrojtjen, si nga interesi grek, ashtu edhe ai ndërkombëtar.
Për operacionin evropian në Detin e Kuq “Aspides” (“Mburojat”) ku merr pjesë edhe fregata greke, Dendias tha se “operacioni është dëshmia e parë se BE-ja mëson të reagojë më shpejtë ndaj sfidave gjeopolitike”.