Për herë të parë në histori, profesor i së drejtës kushtetuese nga UEJL, Jeton Shasivari foli shqip në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, njofton agjencia e lajmeve INA.

Prezantimi i tij në tryezën e rrumbullakët mbi “Zbatimi i Aktit të Gjykatës Kushtetuese: Procedura e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë (iniciativa)” u zhvillua plotësisht në gjuhën shqipe, pavarësisht se në fillim pati rreth 10 minuta probleme me përkthimin.

Profesori e nisi fjalimin me termin “akcio popullarisë”, duke theksuar se supremacioni i kushtetutës është mbi çdo ligj tjetër. Më pas dha vlerësimet e tij për procedurat kushtetuese.

Kujtojmë se më parë, politikani si Talat Xhaferi kishte filluar fjalimin shqip në këtë institucion, por për mungesë të përkthimit kishin vazhduar në maqedonisht.

" "

Sot, profesori shqiptar tregoi se shqipja ka vend edhe në sallën më të lartë të drejtësisë.

Për një vend si Maqedonoa e Veriut, që aspiron integrimin në familjen evropiane, përdorimi i gjuhës shqipe dhe gjuhëve të komuniteteve jo shumicë, duhet të shihet si diversitet dge pasuri. (INA)

sqShqip