May 15, 2024
Maqedoni

Për 34,4 për qind më pak leje ndërtimi gjatë muajit janar

Në janar këtë vit janë dhënë 256 leje ndërtimi, që është për 34.4 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS).

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4 503 536 mijë denarë, që është për 41.6 % më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 166 (64.8 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 48 (18.8 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 42 (16.4 %) objektet për rikonstruim.