May 4, 2024
Maqedoni

Nënkryetari i Kuvendit Hysni Ismaili pjesëmarrës në ekspozitën e piktorit Xhemil Betkoviq

Së bashku me disa deputetë të Kuvendit, ish ministri i Kulturës Hysni Ismaili tani në cilësinë e nenkryetarit të Kuvendit, ishte pjesëmarrës në ekspozitën “365 Art Gallery” të organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, respektivisht nga autori i ekspozitës, prof. dr. Xhemil Bektoviq.
“Profesioni i artistit është shembëlltyra më e spikatur e shfaqjes së jetës sonë. Uroj që ngjarje të këtilla t’i jetësojnë edhe më shumë diversitetet tona kulturore në vend”, deklaroi Ismaili me rastin e hapjes së kësaj ekspozite.