April 29, 2024
Maqedoni

Pendarovski: Në kohë rekord, për më pak se pesë orë, mblodha 10 mijë nënshkrime të qytetarëve

“Në kohë rekord, për më pak se pjesë orë, janë mbledhur 10.000 nënshkrime qytetarësh për mbështetjen e kandidaturës për mandat të dytë të presidentit Stevo Pendarovski”, njoftojnë nga Kabineti i presidentit, transmeton TV21.

Bëjnë të ditur se mbledhja e nënshkrimeve ka filluar sot, 3 mars në ora 08:00 në territorin e gjithë shtetit. “I falënderojmë të gjithë qytetarët të cilët e dhanë mbështetjen e tyre”, thanë nga Presidenti.