May 15, 2024
Maqedoni

Kumanovari që me uniformë amerikane e priti sekretaren Albright në Kosovën e çliruar

Dje në moshë 84 vjeçare ka ndërruar jetë sekretarja e parë shtetërore femër në SHBA, Madeline Albright. Ajo ishte mike e madhe e shqiptarëve dhe dha kontribut vendimtar në procesin e clirimit të Kosovës.
Shumë shqiptarë kanë kujtuar momente të takimit me zinjën Albright, por një moment të veçantë ka sjellur Ajaz Emini, kumanovar (nga fshati Llojan) i cili gjatë luftës në Kosovë shërbeu në ushtrinë amerikane, me bashkëshorten e tij, Shahadijen.
“NJË KUJTIM NGA TAKIMI IM I PARË ME SKERETARESHËN MADELEINE ALBRIGHT, ISHTE MIKE E MADHE E POPULLIT SHQIPTAR EMRI I SË CILËS DO TË MBAHET NË MEND SI SHPËTIMTARJA E SHQIPTARËVE!
FALEMNDERIM TË PËRJETSHËM PËR MIKEN TONË😢 LAVDI!”, ka shkruar Emini duke kujtuar takimin me znj Albright në Kosovën e çliruar.