Në degën e Brvenicës u organizua Kuvendi Zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX të Partisë Demokratike Shqiptare.
Në këtë kuvend u zgjodhën delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Brvenicës në Kongresin IX të PDSH-së, ndërsa u miratua edhe propozim-lista për anëtarët e Kuvendit Qendror të partisë.
Të pranishmëve iu drejtua kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, z. Sali Ajdini, i cili potencoi rëndësinë e koordinimit dhe angazhimit të strukturave partiake në këtë proces organizativ.
Punimet e kuvendit u zhvilluan në atmosferë konstruktive dhe me pjesëmarrje aktive të anëtarësisë.
Edhe Në degën e Bogovinës u mbajt Kuvendi Zgjedhor në kuadër të aktiviteteve për Kongresin IX të Partisë Demokratike Shqiptare.
Gjatë punimeve të kuvendit u zgjodhën delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Bogovinës në Kongresin IX të PDSH-së, ndërsa u miratua edhe propozim-lista për anëtarët e Kuvendit Qendror të partisë.
Të pranishmëve iu drejtua kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, z. Sali Ajdini, i cili foli për rëndësinë e organizimit dhe mobilizimit të strukturave partiake në prag të Kongresit IX.

