Kryetari i komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka njoftuar se është pastruar deponia në fshatin Radushë, ndërsa pas pastrimit në këtë hapësirë janë mbjellë edhe fidanë.
Elmazi bëri të ditur se pastrimi i deponisë ka qenë një kërkesë e banorëve dhe një nga premtimet e dhëna gjatë fushatës.
Sipas tij, puna nuk është ndalur vetëm me largimin e mbeturinave, por hapësira tashmë po merr një pamje të re, me qëllim që të shndërrohet në një zonë të pastër dhe të gjelbër në shërbim të komunitetit.
“Një hapësirë që dikur ishte deponi, sot po merr jetë të re”, është mesazhi që përcjell kryetari i Sarajit, Muhamet Elmazi.
"
"

