Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, po intensifikon bashkëpunimin ekonomik me Azerbajxhanin, me synim krijimin e mundësive të reja për investime dhe forcimin e lidhjeve mes komuniteteve të biznesit të dy vendeve.

Në kuadër të Forumit të Dytë Ndërkombëtar të Investimeve të Azerbajxhanit në Baku, Durmishi zhvilloi takim bilateral me homologun e tij, ministrin e Ekonomisë të Azerbajxhanit, Mikayil Jabbarov.

Në fokus të bisedimeve ishin mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në tregti, investime dhe energjetikë, si dhe realizimi i projekteve konkrete me interes të përbashkët.

Durmishi theksoi se Maqedonia e Veriut është e interesuar për forcimin e partneritetit ekonomik me Azerbajxhanin dhe për krijimin e kushteve që do të mundësojnë një bashkëpunim më të drejtpërdrejtë ndërmjet kompanive dhe investitorëve të të dy vendeve.

" "

Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua edhe lidhjes së komuniteteve të biznesit, hapjes së mundësive të reja për investime dhe identifikimit të sektorëve ku dy vendet mund të zhvillojnë projekte të përbashkëta.

Takimi Durmishi–Jabbarov në Baku konfirmoi gatishmërinë për intensifikimin e dialogut ekonomik dhe për kthimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve në bashkëpunim konkret ekonomik.

sqShqip