April 28, 2024
Maqedoni

Pasi rrahu ish të dashurën, 22 vjeçari sulmon edhe të dashurin e saj të ri

Më datë 19.01.2024 në ora 22.10 në Shtip, policët e SPB-së Shtip kanë arrestuar D.V.(22) nga Shtipi për shkak se e ka sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij 18 vjeçare nga Shtipi. Siç transmeton portali lideri.mk, pas sulmit ai D. M. (20) dhe B.P.(22), të dy nga Shtipi, kanë nisur një përleshje fizike me të dashurin e saj të ri me iniciale P.B.(23) nga Shtipi. “Në stacion policor janë dërguar D.M., B.P. dhe P.B. dhe me ta është zhvilluar një bisedë zyrtare”, njoftoi policia. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohen padi përkatëse./Lideri