May 13, 2024
Maqedoni

Taravari: Nëse lejohet rikthimi i Gruevskit, ASH do ta shyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal nuk e rikthejnë Nikolla Gruevskin. Ai ka aq shumë lëndë që as me këto ndryshime nuk mund të rikthehet. Nëse vendos të kthehet në Maqedoni, do të burgoset në kufi. Kështu tha sonte në emisionin “Politica” në telvizionin Globi, kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Për ta sjellur Gruevskin këtu mbase ka mënyra të tjera dhe ne nëse vërejmë se ka tendenca të tilla, ASH do të distancohet dhe do ta shqyrton pjesëmarrjen e vetë në Qeveri, shtoi më tej Taravari.

“Ndryshimet e fundit në Kodin Penal nuk e rikthejnë Nikolla Gruevskin. Unë nuk e di nëse ai e ka ndërmend të kthehet, por e them me plotë përgjegjësi pasi sot kam informata të sakta, ndryshimet në KP, aspak nuk i mundësojnë atij rikthimin në Maqedoni. Ai ka aq shumë lëndë që as me këto ndryshime nuk mund të rikthehet. Ta thjeshtësojë: Sot e premte dhe të hënë Gruevski vendos të kthehet në Maqedoni, do të burgoset në kufi… Për ta sjellur Gruevskin këtu mbase ka mënyra të tjera dhe ne nëse vërejmë se ka tendenca të tilla, ASH do të distancohet dhe do ta shqyrton pjesëmarrjen e vetë në Qeveri”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari.