May 5, 2024
Maqedoni

Pas Fërçkovskit SHBA-të refuzojnë edhe Teuta Arifin si ambasadore?!

Pas Lubomir Fërçkovskit, SHBA-të kanë refuzuar edhe Teuta Arifin si ambasadore të mundshme në Uashington, shkruan Vecer.mk.
Sipas kësaj gazete, zv/kryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq, ka realizuar dy takime me përfaqesues të ambasadës amerikane. Njëri takim është realizuar pas zgjedhjeve lokale u Mariçiq ka njoftuar përfaqësuesit e ambasadës për qellimin për shkëmbim të vendeve ambasadoreske LSDM-BDI dhe është përmendur Teuta Arifi si propozim i mundshëm.
Meqë një kohë të gjatë nuk kanë marë përgjigje, Mariçiq ka realizuar një takim të dytë, ku ka pyetur për shkaqet e heshtjes lidhur me Teuta Arifin, ku sipas Vecer i është sqaruar tërthorazi se ndoshta duhet të kërkohet person tjetër.