Pas disa viteve, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të kthehet mes mërgimtarëve, transmeton portali Lideri.mk. Ahmeti me 28 Nëntor do të jetë mes mërgimtarëve në Zvicër. Edhe pse deri në këtë takim ka më shumë se një muaj e gjysmë, paralajmërimi nga ana e BDI është bërë prej tani.
‘Shënojmë 28 Nëntorin bashkë me mërgimtarët! 🇦🇱
Bashkimi Demokratik për Integrim ju fton të gjithëve ju, bashkatdhetarë të dashur në Zvicër, që së bashku me Kryetarin z. Ali Ahmeti të shënojmë 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
📅 E shtunë, 28 nëntor 2026
🕕 Ora 18:00
📍 Bärenmattesaal, Turnhalleweg 1, CH-5034 Suhr’, thuhet në njoftimin e BDI-së. /Lideri
"
"

