May 12, 2024
Maqedoni

Pas denoncimit në KlanM dhe me ndihmën e deputetes Ilire Dauti, Vahide Uzairi mori nënshtesinë e Maqedonisë

Pas 38 vitesh dhe pas denoncimit në Klan Maqedoni, Vahide Uzairi fiton betejën për t’u pajisur me dokumentin e nështetësisë.

Edhe pse e lindur dhe rritur në Tetovë, Vahide Uzairit i ishte mohuar e drejta e shtetësisë nga institucionet e Maqedonisë. Disa herë kishte bërë kërkesë dhe kishte dorëzuar çdo dokument që i ishte kërkuar prej institucioneve, por pa sukses.

U desh denoncimi në TV KlanM në korrik të këtij viti, që lënda e saj të trajtohet me seriozitet nga kompetentët. Siç thotë Vahidja, në ndihmë i ka ardhur edhe deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti.

“E lumtur dhe mirënjohëse përjetësisht gazetarëve të TV KLAN Maqedoni që e inicuan rastin tim dhe deputetes së ASh-së, Ilire Dauti, e cila më mbështeti dhe falë betejës së saj në Kuvend e institucione, përfundimisht fitova shtetësinë. Ju erdhi fundi 38 viteve zvarritje procedurash, jetë pa dokumente, pa shtetësi dhe pa asnjë të drejtë në shtetin ku kam lindur e kam jetuar. Përfundimisht edhe unë tani e tutje do të jem shtetase dhe uroj që çdo bashkëqytetarë që ka të njëjtin hall, ta zgjidh sa më shpejtë”, ka shkruar Vahide Uzairi./KlanMacedonia