May 19, 2024
Rajon - Botë

Pas Daçiq, edhe Ana Bërnabiq bojkoton foton familjare në Samitin e Procesit të Berlinit

Pas ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka bojkotuar foton familjare në Samitin e Procesit të Berlinit.

Në përfundim të sesionit të parë të këtij Samiti, liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, u mblodhën për foton zyrtare të takimit, mirëpo Bërnabiç mungoi.
Shkak ka qenë prezenca e flamurit të Kosovës.