May 13, 2024
Maqedoni

Kovaçevski-Varheji: Maqedonia e Veriut duhet të bëhet sa më shpejt pjesë e BE-së

Maqedonia e Veriut duhet të bëhet sa më shpejt pjesë e BE-së, procesi i integrimit evropian pritet të vazhdojë. Kështu është thënë në takimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit dhe Komisionerit të Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë të Bashkimit Evropian, Oliver Varheji, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit.

Siç bëjnë me dije nga sherbimi qeveritar, bashkëbiseduesit kanë thënë se shpresojnë se të gjithë aktorët politikë do ta kenë parasysh mundësinë unike për ta çuar vendin përpara dhe do të përmbushin kërkesën e qytetarëve që vendi të bëhet anëtar i plotë i BE-së.

Qeveria

“Kryeministri Kovaçevski theksoi se procesi i integrimeve evropiane nuk duhet të bllokohet, para së gjithash, duke pasur parasysh se është kundër vullnetit të qytetarëve, por edhe për faktin se ndalimi i procesit të integrimeve evropiane për shkak të mospërmbushjes së detyrimet nga korniza e negociatave gjithashtu do të pengojnë të gjitha proceset e zhvillimit ekonomik dhe social të nevojshëm për ta afruar shoqërinë maqedonase me standardet evropiane të jetesës”.

Në vazhdën e takimeve në Tiranë, Kovaçevski është takuar edhe me kryetaren e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Odil Reno-Baso.

Kryeministri Kovaçevski siç njoftojnë nga Qeveria, ka theksuar se RMV vlerëson mbështetjen e BERZH-it për marrjen e më shumë granteve për realizimin e projekteve në infrastrukturën hekurudhore.

Qeveria

“Në takim u theksua mbështetja e dhënë nga BERZH-i për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, veçanërisht në kohë krize energjetike. U diskutua edhe për mbështetjen që BERZH-i jep në realizimin e projekteve infrastrukturore nga Korridori 8, si dhe në ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë. Në takim, bashkëbiseduesit u pajtuan se Maqedonia e Veriut është lider në rajon në investime në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe mbështetje për Tranzicionin e Gjelbër”.

Takimet kryeministri Kovaçevski do t’i vazhdoj edhe gjatë ditës, por edhe të martën.