April 28, 2024
Rajon - Botë

Përmbytet varka me emigrantë në kanalin anglez, dyshohet se ka të vdekur

Dyshohet se disa njerëz kanë vdekur si pasojë e përplasjes së një varke të vogël emigrantësh në kanalin anglez pranë Kentit.

BBC raporton për vdekjen e tyre ndonëse shkruan se ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Operacioni i madh i kërkim-shpëtimit u nis në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar në kushte ngrirjeje pas raportimeve për një incident rreth orës 03:40 të mëngjesit

Rojet bregdetare, marina franceze dhe një ambulancë ajrore u dërguan në ndihmë.

Një anije peshkimi, e cila ishte gjithashtu në zonë, ndihmoi në shpëtim.

U përfshinë gjithashtu helikopterë të rojes bregdetare HM nga Lydd dhe Lee on Solent.

Shërbimi i Ambulancës në Bregun Juglindor tha se u thirr pas raportimeve të incidentit dhe dërgoi ekuipazhe në Dover, në Kent, për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.

Qeveria tha se ishte në dijeni të incidentit dhe agjencitë po mbështesnin reagimin e koordinuar.