Rajon - Botë

Pas 104 orëve nën rrënoja, shpëtimtarët e gjejnë duke kënduar Kuran 41 vjeçarin (Video)

47-vjeçari këndon Kuran derisa shpëtohet nga rrënojat, 104 orë pas tërmetit në Turqi
Publikuar 14:44 10 Shkurt, 2023
Osman Fırat i cili është rreshter ekspert 47-vjeçar dhe kishte mbetur nën rrënoja nga tërmetet me qendër Kahramanmarash në jug të Turqisë, u shpëtua i gjallë nga ekipet e Kërkimit dhe Shpëtimit të Policisë (PAK) 104 orë pas tërmetit, raporton Anadolu.

Pas tërmeteve me magnitudë 7,7 dhe 7,66 ballë që prekën 10 provinca, ekipet e PAK-ut vazhdojnë punën e tyre në rrënojat e ndërtesave në vend.

Ekipet sot 104 orë pas tërmeteve kanë shpëtuar 47-vjeçarin Osman Fırat, i cili punonte si rreshter në Shırnak.

Fırat, të cilin ekipet po përpiqeshin ta nxirrnin nga rrënojat, mbajti dorën e punonjësve të ndihmës që po përpiqeshin ta qetësonin dhe këndoi dy ajetet e fundit të sures El-Bekare nga Kurani i Shenjtë.