May 6, 2024
Maqedoni

Partitë merren vesh për zgjedhjet, ka mbet vetëm caktimi i datës

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, thotë se për zgjedhjet është bërë përparim, ka mbetur të merren vesh edhe për datën. Ai shtoi se partia e tij ka dhënë propozim që nëse zgjedhjet do të jenë të rregullta, data të jetë 8 maj, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale së bashku me ato parlamentare kurse më 24 prill raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Ndërkaq, nëse zgjedhjet janë të jashtëzakonshme, ka thënë ai më tej 14 prilli dhe 31 marsi janë data të mira për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Ka përparim. Keni dëgjuar çfarë tha Osmani, çfarë tha Taravari. Është mirë që ngadalë por me siguri po vijnë në vete, duke pasur parasysh gjendjen financiare në Maqedoni, është mirë që zgjedhjet të jenë të përbashkëta, së paku nga sa kemi dëgjuar”.

Më herët zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani ka deklaruar se në parti mbizotëron qëndrimi që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen sëbashku, për shkaqe logjistike, financiare dhe administrative. Edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka thënë që është pro mbajtjes së zgjedhjeve të përbashkëta.

Ndërkaq, LSDM vazhdimisht thekson se zgjedhjet do të mbahen brenda afatit të tyre ligjor.

E kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka thënë se do të pres që partitë deri për Vitin e Ri të gjejnë konsensuz dhe të merren vesh për terminet e të dyja proceseve zgjedhore. Por, nëse nuk merren vesh, Xhaferi pati deklaruar se do të veproj sipas kompetencave të tij dhe do të shpall zgjedhjet.