April 29, 2024
Maqedoni

Gazetarët protestuan kundër vendimit skandaloz të gjykatës ndaj IRL-së

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM) sot protestuan para Gjykatës Civile në Shkup. Protesta ishte kundër praktikës gjyqësore të vendosur me gjykimin kundër IRL-së me të cilin gjykata ndau rol që të caktojë se kush guxon, ndërsa kush nuk guxon të jetë gazetar. Me gojë të mbyllur , protestuesit mbanin pankarta nga më ndryshmet, sikurse “Më qahet për të publikuar”, “Nuk po prezantohem rrejshëm, Dua të publikojë diçka me rëndësi”, “Puna jonë është për publikun, jo për kolegët”, e të tjera.

Biljana Nasteska Kallanoska nga SHGM tha se do të dërgojnë kërkesë tek gjyqtarët nga gjykatat civile dhe të apelit për mirëkuptim dhe seriozitet më të madh, vigjilencë në procedurat dhe paditë kundër gazetarëve dhe mediave në vend.

BILJANA NASTESKA KALLANOSKA

“Kërkojmë me shumë seriozitet që vendimet e Këshillit për Etikë në Media të Maqedonisë, si dhe vendimet e Këshillit të Nderit në drejtim të besueshmërisë dhe integritetit të gazetarëve dhe mediave në vend, të merren parasysh”.

Gazetari Sead Rizvanoviq deklaroi se askush në vend nuk mund të gjykojë nëse ata janë gazetarë apo jo. Siç tha ai, është një vendim skandaloz i gjyqtarit dhe i gjykatës.

SEAD RIZVANOVIÇ,GAZETARË

“Të gjithë jemi IRL, të gjithë jemi Sashka Cvetkovska, kjo është për të gjithë ne. Vendim skandaloz i gjyqtarit, vendim skandaloz i gjykatës, diçka që përsëritet prej vitesh e vitesh. Përsëritet sërish aktgjykimi për datën 27 prill, ku edhe gjykata vlerësoi se kolegët që ishin në Kuvend nuk mund të vërtetonin se ishin gazetarë. A mëson gjykata diçka nga historia, nga e kaluara… A e shohin ata se nuk mund ta mposhtin mendimin e lirë, nuk mund ta mposhtin fjalën e lirë”.

Ndërkaq, gazetari Mefail Ismaili, theksoi se aktgjykimi ndaj IRL-së dhe kryeredaktores Sashka Cvetkovkës nga kjo gjykatë, ka vrarë edhe një njëherë demokracinë në vend.

MEFAIL ISMAILI, GAZETARË

“Të gjykojshë se nuk je gazetarë nëse hulumton dhe tenton të nxjerrësh të vërtetën, kur njerëzit kanë ndërruar jetë, kanë vdekur vetëm nga mos përgjegjësia e atyrëve politikanëve dhe biznesmenëve të cilët poashtu tentojnë të fitojnë në kurriz të qytetarëve, me parat e qytetarëve, ky është krimi më i madh dhe vrasje më e madhe, jo vetëm për qytetarët por edhe për demokracinë”.

Përndryshe, në seancën gjyqësore të 10 nëntorit, në Gjykatën Themelore Civile në Shkup, para të pranishmëve në sallën e gjyqit, gjykatësja Jovanka Spirovska Paneva e shpalli aktgjykimin lidhur me padinë për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje nga Koço Angjushev, ish-zëvendëskryeministër në Qeverinë e RMV-së. Padia ishte kundër Laboratorit të Reporterëve Hulumtues (IRL) dhe kryeredaktores Sashka Cvetkovska.