May 19, 2024
Maqedoni

Erdogan dhe Afrim Gashi “të pandashëm” në prag të raundit të dytë zgjedhor në Turqi (Foto)

Pas arritjes së marrëveshjes me kandidatin e tretë në rrethin e parë zgjedhor më 14 maj, simpatizuesit e presidentit turk Recep Taiyp Erdogan janë edhe më të bindur në fitore përfundimtare në raundin e dytë që do të mbahet më 28 maj.

Ajo që bie në sy për opinionin në Maqedoninë e Veriut është afërsia gjatë fushatës parazgjedhore mes presidentit Erdogan dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi.

Kjo afërsi vërehet që para raundit të parë zgjedhor, e ka vazhduar edhe më tej, siç është vërejtur edhe në manifestimin e djeshëm “Takimi i madh i Rumelisë”, ku Gashi është dekoruar nga presidenti turk.

“ Sot, në Stamboll, kisha nderin të marr pjesë në “Takimin e madh të Rumelisë”, me liderë politikë të Ballkanit, që u organizua nën patronazhin e Presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Në këtë mënyrë edhe njëherë shpreha mbështetjen dhe mirënjohjen time, të Alternativës dhe të shqiptarëve për bashkëpunimin e deritanishëm mes Turqisë dhe shqiptarëve në Ballkan, por edhe me shtetin tonë”, tha Gashi pas këtij manifestimi. (Lideri)

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02p9ffwjFyfUzqyxHmLNqAHUtu5V9qj7oXbQjARhWdj4D3CNAFX7xQureUXuVmfxzXl&id=100044385941052