May 20, 2024
Maqedoni

Partia “Dinjiteti” e Angellovit braktisë LSDM dhe kërcen tek VMRO-DPMNE-ja për koalicionim

Partia “Dinjiteti” e Stojançe Angellov largohet nga koalicioni me LSDM dhe do t’i bashkohet koalicionit të VMRO-DPMNE-së.

Këtë e bëri të ditur sot kreu i kësaj partie, duke shtuar se arsyeja kryesore për këtë është dështimi i partisë për të kompensuar ushtarakët me aftësi të kufizuara dhe familjet e mbrojtësve të rënë.

Ai theksoi se ka paraqitur dorëheqjen nga posti i drejtorit të Qendrës së Menaxhimit të Krizave, por autoritetet nuk e kanë pranuar.

Angellov gjithashtu bëri të ditur se partia e tij do të bëj koalicion me VMRO-DPMNE-në, edhe pse nuk është e garantuar asnjë vend parlamentar. “Javën e kaluar, kryesia e “Dinjiteti”-s mori një vendim unanim për të pranuar mundësinë për t’iu bashkuar koalicionit të udhëhequr nga VMRO. Në bisedimet me VMRO-DPMNE-në as nuk kemi kërkuar e as nuk na është ofruar deputet. Fokusi ynë si përfaqësues i mbrojtësve maqedonas që nga viti 2001 nuk është fitimi i një mandati parlamentar, por kërkimi i zgjidhjeve të problemeve të pjesëtarëve të forcave të sigurisë, pjesëmarrësve në mbrojtjen e Maqedonisë në vitin 2001, si dhe lufta për të drejtat e tyre”, theksoi Angellov. (INA)