May 4, 2024
Maqedoni

Tetovë/ Organizohet protestë kundër reformave në arsim

Iniciativa “LIBRA DHE MËSIM PATJETËR TË KETË” ka organizuar protestë, siç thonë, paqësore, e cila do të zhvillohet nesër (15 Maj) në ora 12.00, për të kërkuar anulimin e vendimit për digjitalizim të librave, hapjen e shkollave për të gjithë nxënësit nga data 1 Shtator 2021, transmeton TetovaSot.

“PROTESTË, KUNDËR REFORMAVE NË ARSIM
TETOVË, E SHTUNË, 15 MAJ 2021, ORA 12.00
PARA OBJEKTIT TË KOMUNËS SË TETOVËS
Të nderuar prindër që keni fëmijët në shkollë. Reformat e paralajmëruara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës vlerësohen si të gabuara dhe skandaloze.
Iniciativa “LIBRA DHE MËSIM PATJETËR TË KETË” e përkrahur nga Këshillat e Prindërve të shkollave fillore në gjithë vendin organizojnë nesër (15 Maj) në ora 12.00 protestë paqësore për të kërkuar anulimin e vendimit për digjitalizim të librave, hapjen e shkollave për të gjithë nxënësit nga data 1 Shtator 2021.
Ju ftojmë të merrni pjesë, nëse dëshironi edhe bashkë me fëmijët tuaj, me nga një libër në dorë.
Në protestë i mirëpresim edhe mësuesit, arsimtarët, profesorët, drejtorët e shkollave dhe të gjithë punëtorët e arsimit.
Prania e çdo njërit është e rëndësishme, për t’i dërguar mesazh atyre që vendosin për fëmijët tanë, se nuk do lejojmë as MASH, as asnjë tjetër të eksperimentojë me të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.
Për të respektuar masat për mbrojtje nga pandemia, ju lutemi që PATJETËR TË MBANI MASKA, dhe të respektoni distancën fizike” thuhet në njoftimin e “LIBRA DHE MËSIM PATJETËR TË KETË”.