April 29, 2024
Maqedoni

Aktivisti i BDI-së: Jam BDI por me atë që pash sonte, votë në Çair kam vetëm lëvdata për Bekimin

Bekim Sali ka dominuar gjatë debatit të sotëm që i zhvilluar sonte në televizionin 21. Kjo mund të konstatohet edhe nga komentet e shumta që kanë ardhur në faqen e Tv21 në rrjetin social facebook. Përpos simpatizantëve të vet, Bekim Sali ka marrë përkrahjen edhe të anëtarëve të BDI-së.
“Nga kjo që pash sonte në TV21, Bekimi u tregua zotni dhe superior ndaj tjerëve. Unë BDI jam ama në zgjedhje lokale veç për Bekimin kam votë”, ka shkruar Nazim Dardhishta në komentin e tij në facebook.