Kolumna

Pa Ali Ahmetin s’ka BDI

Shkruan: Blerim Hyseni

Të shumtë thirren në BDI, disa pse ia kanë pa hajrin sepse kanë realizu qellime e tyre, disa sepse vertet kanë kontribuar për te, disa e kanë gjet te gatshme pas luftës që e kanë bërë me te, e disa edhe kanë luftuar për të!

Disa nuk i ka njoft as mahalla e vet e sot i njef shqiptaria por disa as votat skane arrit ti marrin ne mahalle te vet.

Por kjo nuk i jep te drejt askujt te krekoset se BDI është më shumë e imja se e jotja sepse kjo është parti politike që dyert i ka hap që nga themelimi madje lideri i saj disa herë ka apeluar ikni e ejani në BDI sa nuk ju ka zënë kulmi!

Siç është thënë disa herë “shqiptari të gjitha ti falë pervec suksesit” pa e menduar se suksesi i një subjekti politik është sukses i përgjithshëm dhe jo i individit, por këtu të shkon mendja te misioni dhe funksioni.

Disa janë të prirur për funksione e disa për misione, të parët janë jetëshkurtër ndërsa të dytët të përjetshëm! Por edhe përkundër gjithë këtij realiteti një është e pa kontetsueshme, pa Ali Ahmetin as era si vjen BDI-se që është sot!

Mund ta dëmtosh, por para se ta bësh këtë ndalu vetem 5 min dhe mendo, ku ishe pa BDI e ku je me BDI?