May 8, 2024
Kolumna

Një ditë kur të vij tek ju në botën e amshuar

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Unë një ditë kur nuk do të jem në mesin e të gjallëve, por do të vijë tek ju motra dhe vëllezër atje tek ju në botën e amshuar. Nuk e di se çfarë të ju them kur të më pyesni. Unë desha apo nuk desha do ua them të vërtetën se ate që ju e pritët me aq dashuri nuk u realizuar.Premtime kishte, por realizime shumë pak për të mos thënë aspak.

Dëshmorëvë do të ju them se ameneti juaj jo që nuk është realizuar, por është tradhëtuar. Kur të më pyesin çfarë është bërë për idealin dhe amanetin e atyre që derdhën gjakun, mbetën pa gjymtyrë. Do të më pikojnë lotët nga sytë dhe nuk mund të iu them asgjë, sepse ideali dhe gjaku i tyre u shit për një copë pushtet.

Atdheun e vodhën aq sa patën mundsi për të bërë pasuri marramendse për vete dhe pasardhësit e tyre. Varfëria e popullit vuajtje për një kafshatë buke.Shkelën mbi gjithëçka vetëm e vetëm të i arrijnë interesat e tyre personale dhe nuk u ngopën dhe nuk po ngopen së vjedhuri.Do ju them se rinia po ikin nga vendlindja dhe atdheu.

Po zbrazen trojet tonë për të cilat u derdhë gjak ndër shekuj. Do ju tregojë se sa e sa atdhetarë janë vetshpallur pas luftërave çlirimtare. Do të ju tregojë shumëçka për koruptuesit, karieristat që të pavlerët. Do ju tregojë edhe për shumë analfabeta që punojnë dhe udhëheqin me disa institucione.

Do ju tregoj edhe për dështimet që po bëhen në arsim duke fabrikuar diploma të fakulteteve, magjistraturave, doktoraturave. Shumë e shumëçka do të ju tregojë dhe ju do të habiteni se premtimet që u bënë nuk janë realizuar, sepse gjatë çdo cikli zgjedhor ka premtime, mashtrime dhe… Por, nuk do të harroj të ju tregojë se si udhëheqësit partiak shqiptarë nuk bashkohen për të e realizuar amanetin tuaj për të cilin flijuat ju.

Do ju them edhe për të gjallët që do i lë në këtë botë janë shumë të dëshpruar. Po e përsërisë se nga ky dëshprim të rejat dhe të rinjtë po ikin nga vendlindja dhe atdheu. Po ikin ku të gjejnë vend nëpër botë.

Të ju them për fund edhe këtë se udhëheqësit politik gjatë çdo cikli zgjedhor nuk e bashkojnë votën e tyre mes vete, por e ndajnë të përqafur për të kapur pushtetin. Njëri përqafohet me Zajevin, tjetri me Mickovskin, tjetri me… Po, po këtë po e bëjnë për interese të tyre personale, grupore, klanore dhe…