May 20, 2024
Maqedoni

Osmani: Agnesa Rusi, Agron Buxhaku dhe Lubomir Fërçkovski ambasadorë në Bullgari, Kanada dhe OKB

Pas agremaneve të pranuara dhe dekretit të nënshkruar nga ana e Presidentit Pendarovski, Ministria e Punëve të Jashtme ka përcaktuar këto propozime për Ambasadorë:
“Agnesa Rusi Popovska për Ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë.
– Agron Buxhaku për Ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kanada dhe
– Lubomir Fërçkovski për Ambasador i jashtzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Me këtë, numri i vendeve të plotësuara- Ambasadorë dhe Konsull të Përgjithshëm, në Përfaqësitë tona Diplomatike- Konsullore, gjatë mandatit tim është rritur në 24.
Procesi i plotësimit të vendeve të lira për Ambasadorë do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.