May 17, 2024
Maqedoni

Lajme Mexhiti: Ali Ahmeti s’ka besim te ministrat, prandaj në zgjedhje del me “gardën e vjetër”

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në një intervistë për gazetën LAJM ka komentuar zërat për rikthimin e “gardës së vjetër” të BDI-së në garën për zgjedhjet parlamentare.

Sipas informacioneve në media, në krye të listave të BDI-së për deputetë, do të jenë të renditur Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi e Ali Ahmeti.

Mexhiti thotë se Ahmetin e ka të qartë se ministrant aktual të BDI-së, nuk kanë ndikim në terren prandaj ka vendosur t’i rikthejë emrat e vjetër në këto zgjedhje.

“Është indikative. Në fillim si “Grup i Zjarrit” kemi bërë revizon të raportit të qeveritarëve, dmth ekzekutivit, a kanë punuar, sa kanë punuar dy vitet e para dhe raporti ynë doli më keq seç e pritëm për ekzeutivin që është edhe tani. Mirëpo ato si kundërpërgjigje bën disa takime dhe paraqitje në mediume, bile edhe në kryesi qendrore. Ndoshta e fundit ka qenë, paraqiten një anketë që 98% të qytetarëve e përkrahin ekzekutivin, në krye me z.Grubi. Eshtë indikative që pikërisht me këtë përkrahje te qytetarët, kaq të suksesshëm z.Ahmeti nuk i parashikon aspak në lista. Është kontradiktore. Ekzekutiv i suksesshëm ndërsa kur vijnë zgjedhjet ose kryetari nuk i nxjerr ose i ikin ballafaqimit, i ikin mejdanit”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.

Sipas burimeve brenda BDI-së, bartësit e listave duket të jenë të sigurt, Blerim Bexheti në zonën 1, Sadulla Duraku në zonën 2, Ziadin Sela në z 5, pas tij Musa Xhaferi, dhe Ali Ahmeti në zonën 6.