May 2, 2024
Maqedoni

Orteku bllokoi rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë

Komuniakcioni në drejtimin rrugor të magjistrales A2, Kumanovë – Kriva Pallankë, po rikahëzohet përmes rrugës alternative pasi që u mbyll për komunikacion para rreth dy orëve për shkak të shembjeve të mëdha që i kapluan korsitë afër fshatit Ruginci, afër vendit të quajtur “Kthesa e Ruginit”.

“Ekipe të Ndërmarrjes publike për mirëmbajtje të rrugëve rajonale ‘Rrugët e Maqedonisë’ janë në terren, mekanizimi po punon intensivisht, por ndërprerja zgjatë ende”, informoi udhëheqësi i seksionit të “Rrugëve të Maqedonisë”, Bobi Dimittrovski.

Theksoi se të gjitha automjetet po rikahëzohen në rrugën alternative.

“Komunikacioni tani për tani, me ndihmën e nëpunësve nga Sektori për punë të brendshme dhe të punësuarve në NP ‘Rrugët e Maqedonisë’ po rikahëzohet nëpër rrugën e vjetër Kumanovë-Kriva Pallankë, afër Grushinës”, saktësoi Dimitrovski.