May 3, 2024
Maqedoni

Artan Grubi takohet me babain e dëshmorit të kombit Abdylmexhit Shaini nga Sllupçani

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka ndarë disa momente emocionuese pas takimit që ai zhvilloi sot me babain e dëshmorit më të ri të kombit Abdylmexhit Shaini nga Sllupçani informon Tetovasot

Sipas z.Grubi në 20 vjetorin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit kisha nderin të bashkëbisedoj me Selajdin Shainin, baba i dëshmorit më të ri të luftës së vitit 2001, Abdylmexhit Shaini nga Sllupçani.

Mall, lavdi e krenari për 20 vite të tëra! është shprehur zëvendëskryeministri i parë Grubi.Ts