May 15, 2024
Sport

Konfirmohet gjoba gjysmë milioni euro për Barcelonën nga UEFA

Barcelona është gjobitur me gjysmë milioni euro për deklarimin e rremë të fitimeve nga asgjësimi i aseteve jomateriale në vitin financiar 2022. Një vendim që nuk ka asnjë lidhje me çështjen Negreira.

Dhoma e Apelit e Trupit të Kontrollit Financiar të UEFA-s (CFCB) ka marrë një vendim në rastin e apelimit të Barcelonës (ESP) kundër vendimit të lëshuar nga Dhoma e Parë e CFCB më 13 korrik 2023.

Para Dhomës së Parë të CFCB, Barcelona u gjobit me 500,000 euro për deklarimin e gabuar, në vitin financiar 2022, të fitimeve nga asgjësimi i aktiveve jomateriale, që nuk përbëjnë të ardhura përkatëse sipas rregulloreve.