May 2, 2024
Maqedoni

Oda e avokatëve organizon ditë të hapur për qytetarët me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë

Oda e Avokatëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut (OARMV) sot nga ora 10 deri në 13 organizon ditë të hapur për qytetarët, me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, 25 Tetori.

Në këto takime, siç njoftojnë nga atje, që do të mbahen në hapësirat e Odës të vendosur në rr. “Rudi Çajevac”, nr.1, lok. 15 në Shkup, qytetarët përmes bisedës me avokatët do të mund të informohen për të drejtat e tyre.

Dita Evropiane e Drejtësisë çdo vit shënohet në të gjitha shtetet në Evropë me organizim të ditëve të hapura në institucione të ndryshme, organizim të konferencave…

Qëllimi i shënimit të Ditës Evropiane të Drejtësisë është drejtësia dhe zbatimi i saj të afrohen më shumë te qytetarët dhe njëkohësisht ata të njoftohen me të drejtat e tyre. Gjithashtu, në këtë ditë qytetarët njoftohen me funksionimin e sistemit gjyqësor në kuptimin më të gjerë, shtojnë nga Oda e Avokatëve.