LSDM votoi kundër pensionistëve për rritje prej 20%, Kovaçevski është hipokrit

LSDM votoi kundër pensionistëve për rritje prej 20%, Kovaçevski është hipokrit. VMRO-DPMNE përmes Kuvendit propozoi rritje të pensioneve për 20%, me çka do të arrihet që pensionistët të mos ndjejnë inflacion dhe të mos dëmtohet standardi i tyre, nënvizojnë VMRO-DPMNE.

– LSDM votoi kundër dhe me këtë konfirmoi se Kovaçevski është hipokrit me pensionistët dhe nuk dëshiron rritje reale të pensioneve.

Kovaçevski nuk dëshiron rritje të pagave në sektorin publik, dhe është kundër harmonizimit të pagave të mësimdhënësve në përputhje me marrëveshjen kolektive.

Kovaçevski është hipokrit me qytetarët. LSDM merr vetëm nga populli. Me ta kriza po rritet, dhe varfëria është më e pranishme, thuhet në një komunikatë të partisë.