May 2, 2024
Lajmet e reja

Nxënësit shqiptar në New York vazhdojnë mësimin e gjuhës shqipe

Shkolla Shqipe “Alba Life” ne NY, Ambasador i Kombit

Vazhdon me sukses mesimi shqip ne Online nga Shkolla Shqipe Alba Life NY

Sipas programit te miratuar nga Bordi i shkolles, cdo fundjave ka vazhduar normalisht mesimi shqip ne Online ne te 13 klasat e Shkolles Shqipe “Alba Life”.
Me poshte po japim disa foto nga oret e mesimit te mesueseve: Adelina Lacaj, Dr. Manjola Duli, Entela Muda, Vlera Thaqi, Gentjana Gela Bulku, Vjollca Skenderi, Mirvete Krasniqi Veseli , Fatbardha Shiqerukaj dhe Sonilda Koci.

Nga vezhgimet e vazhdueshme te bera nga drejtoria e shkolles rezulton se megjithe veshtiresite qe ka metoda e mesimit te gjuhes shqipe ne Online, perseri interesimi i nxenesve eshte mjaft i mire. Kete e verejme ne pjesemarrjen e tyre si dhe diskutimin dhe aktivizimin e nxenesve gjate ores se mesimit. Mesuesit tregojne nje vemendje te vecante rreth metodes se tyre didaktike. Kjo fillon me kontrollin e detyrave qe behet gjithmone ne 10 minuteshin e pare te mesimit ku mesuesit pasi kane marre gjate diteve te javes e-mailat e nxenesve me detyrat perkatese bejne diskutimin ne baze klase dhe shkembejne pervojen e secilit nxenes.
Po ashtu vlen te theksojme se ne grupet e me te rriturve bie ne sy diskutimi per temat e lira ose diskutimi per tregimet e dhena per te lexuar, qe mesuesit japin per detyra shtepie, te cilat diskutohen ne klase.


Mund te vecojme projektin per te lexuar tregimet e mocme Shqiptare te Mitrush Kutelit, qe QBD vuri ne dispozicion kohet e fundit, te cilat Dr. Manjola Duli ka organizuar me klasen e saj qe krahas mesimit ju ka vene detyre nxenesve qe deri ne fund te vitit te lexojne ne shtepi e diskutojne ne klase. Ne cdo ore mesimi ajo diskuton me klasen e saj rreth tregimit te javes gje qe eshte nje pervoje mjaft e mire per t’i vene nxenesit ne pune gjate javes dhe per te praktikuar te folurit ne klase.
Po ashtu interesante eshte edhe mesimi ne klasat e mesuese Adelina Lacaj dhe Entela Muda ku vec ores se mesimit ju ka vene detyre per t’u njohur me historine e kulturen e popullit tone vec te tjerash ato aktivizojne nxenesit per t’i drejtuar pyetje njeri tjetrit ne baze te materialeve te spjeguara ne klase apo diskutime te ndryshme rreth mesimit te dites.
Te gjitha mesueset e Shkolles Shqipe “Alba Life” dallohen sidomos per pergatitjen me cilesi te larte duke shfrytezuar te gjitha tekstet mesimore te miratuara si dhe platformen schoolme ne Online, me te cilat pergatitin mesimet e tyre ne power point (slide show) me nje volum prej 15-25 faqesh, gje qe eshte nje pervoje mjaft e mire per ta zhvilluar me cilesi oren e mesimit.
Me kete rast i falenderoj dhe ju shpreh dhe njehere mirenjohjen te gjitha mesueseve, nje pjese e te cilave japin mesim ne dy klasa si dhe te gjithe nxenesve e prinderve te tyre qe na kane mbeshtetur ne kete mision Kombetar te mesimit te gjuhes shqipe ne Diaspore.
Po ashtu nese ka ende prinder te interesuar per te regjistruar femijet ne shkollen tone, mund te na kontaktojne ne tel 917 209 8150 ose e-mailin qzylo@albalife.org.

Ju mirepresim!

Qemal Zylo
Themelues dhe Drejtor i Shkolles Shqipe “Alba life”