May 17, 2024
Lajmet e reja

Ditë zie në Sllupçan, 23-vjeçari njëri nga viktimat e tragjedisë në Bullgari

Në Sllupçan të Likovës, sot është ditë zie. Njëri nga viktimat nga aksidenti tragjik në Bullgari është nga ky fshat, shkruan Alsat.

Ai është 23-vjeçari Visar Aliti, i cili nuk arriti që të shpëtojë nga ky aksident tragjik, bashkë me 45 persona të tjerë që ndodheshin në autobusin i cili u aksidentua sot në orën 02:00 të natës.

Këtij aksidenti i shpëtoi babai i Visarit, Orhan Aliti.

Aliti 45 vjeç, tashmë ndopdhet në spital dhe bëhet e ditur se ka lëndime trupore.

Të dy, babë e bir, kishin ardhur në vendlindje për disa ditë pushimi, pasi që ata të dy jetojnë në Belgjikë.

Nga ky aksident arritën të shpëtojnë edhe 6 persona të tjerë, të cilët bëhet e ditur se kishin thyer xhamat e autobusit dhe kishin dal jashtë tij për të shpëtuar./ Alsat.mk

Brend 5 ditësh do të ketë një raport nga prokuria bullgare