Sot, nxënësit e vitit të tretë të drejtimit të Mjekësisë pranë SHMK “Ismet Jashari” – Likovë, filluan realizimin e praktikës profesionale në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.
Kjo praktikë paraqet një pjesë të rëndësishme të procesit edukativo-arsimor, duke u mundësuar nxënësve që njohuritë teorike të fituara gjatë mësimit t’i zbatojnë në praktikë dhe të zhvillojnë më tej kompetencat dhe aftësitë e tyre profesionale, transmeton portali Lideri.mk.
“Shkolla jonë shpreh mirënjohje dhe falënderim për Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, stafin mjekësor dhe profesional, për bashkëpunimin dhe mbështetjen në edukimin dhe përgatitjen profesionale të nxënësve tanë.
Nxënësve u urojmë suksese, përkushtim dhe përvojë të vlefshme profesionale gjatë kësaj periudhe praktike!”, njoftuan nga SHMK “Ismet Jashari” – Likovë. /Lideri

