Një grua 80-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga nusja e saj në shtëpinë familjare në komunën e Aerodromit.
Sipas denoncimit në polici, incidenti ka ndodhur më 31 tetor, rreth orës 11:00. E moshuara ka deklaruar se nusja me inicialet M.M. është sjellë në mënyrë agresive, i ka drejtuar kërcënime dhe e ka sulmuar fizikisht.
Reklamë
Akora Living
Ajo ka raportuar gjithashtu se edhe më parë ka qenë e ekspozuar ndaj keqtrajtimit psikologjik dhe fizik nga ana e nuses.

