Pas ndërprerjes së protestave në Kosovë, që erdhën si rezultat i miratimit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e me çka u tejkalua edhe kriza institucionale me zgjedhjen e presidentit, edhe Këshilli Organizativ i Protestave në Maqedoninë e Veriut për krerët e UÇK-së ka vendosur që të ndërpresë protestat.
Protesta e parë u organizua ne Sheshin Skenderbeu në Shkup, ku morën pjesë shumë qytetarë, por aty u paralajmërua se protesta do të organizohen edhe në qytete tjera të Maqedonisë së Veriut ku jetojnë shqiptarë.
Një protestë e radhës u organizua në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës, mirëpo protestë tjetër nuk u organizua, sepse ndërkohë u ndalën protestat edhe në Kosovë e në diasporë, transmeton portali Lideri.mk.
Nga ana tjetër meret vesh se protesta të reja mund të organizohen në prag te shqiptimit të aktgjykimit të radhës për ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që pritet të ndodhë më 17 nëntor, por vendim përfundimtar për diçka të tillë ende nuk është miratuar nga Këshilli Organizativ.
Ndryshe protetsta e Shkupit dalloi ne masë të madhe nga protestat në Kosovë sepse në të nuk pati akuza të theksuara ndaj qeverisë kosovare. Theksi në protestën e Shkupit u vendos te përgjegjësia e deputetëve kosovarë që e kanë votuar Gjykatën Speciale, prej të cilëve u kërkua që të distancohen nga vota e tyre e atëhershme./Lideri

