“LSDM-ja është e gatshme për zgjedhje kurdo që të shpallen, me një ekip, program dhe një Masterplan të ri për Maqedoninë, por nuk do të jetë alibi e Hristijan Mickoskit për zgjedhje”, porositi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

“Jo, ne nuk do të jemi alibi. Zgjedhje do të ketë kur t’u mbarojnë paratë për tenderë korruptivë. Vetëm kjo i intereson atyre, asgjë tjetër“, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen nëse LSDM do të kërkojë zgjedhje të parakohshme.

Kryetari i LSDM-së theksoi se partia e tyre është e gatshme dhe se përgatitet çdo ditë për zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se kur do të mbahen ato.
Ne jemi gjithsesi të gatshëm, përgatitemi çdo ditë. Nëse më pyetni nëse jemi të gatshëm, jemi të gatshëm me ekip, jemi të gatshëm me një program të mirë“, theksoi Filipçe.

Burime të portalit LIDERI.mk, thonë se meqë Filipçe nuk kërkoi, së paku në 6 muajt e atdhshem me siguri nuk do të ketë zgjefhje në Maqedoninë e Veriut edhe pse opozita shqiptare tregoi gatishmëri të menjëhershme për zgjedhje, pas deklaratës së kryeministrit Mickoski, i cili tha se në rast se opozita kërkon zgjedhje, ato edhe do të mbahen.

" "

“Gatishmëria e BDI vështirë se do merret parasysh, sepse oferta e kryeministrit realisht ishte e drejtuar ndaj LSDM-së”, kanë thënë burime të portalit LIDERI. Sipas tyre, në mungesë të një kërkese konkrete nga LSDM, që ata e trajtojnë si “frikë evidente të Filipçes nga zgjedhjet’, shtohen gjasat që zgjedhjet të mbahen në afatin e rregullt në vitin 2028, sepse as faktori ndërkombëtar nuk është shumë në favor të zgjedhjeve të parakohshme.

“Megjithatë ende janë relativisht të mëdha gjasat që 2027-ta të jetë vit zgjedhor’. Lidhur me mundësinë për zgjedhje të parakohshme, qëndrimi i koalicionit VLEN është se përparësi duhet t’i jepet realizimit të projekteve të filluara infrastrukturore. /Lideri

sqShqip