April 28, 2024
Maqedoni

Njëmbëdhjetë punëtorë nga Maqedonia e Veriut mbeten në aeroportin e Tel Avivit, u anulua fluturimi

Njëmbëdhjetë punëtorë ndërtimi nga Maqedonia, të cilët arritën të largohen nga zona palestineze Ramallah në Bregun Perëndimor, janë bllokuar në Tel Aviv, pasi fluturimi i sotëm në orën 12:50 me Turkish Airlines për në Stamboll u anulua, njoftuan mediat, transmeton Lideri.mk.

Punëtorët janë siguruar se po bëhen përpjekje maksimale që ata dhe qytetarë tjerë nga Maqedonia e Veriut të fluturojnë nga Tel Avivi të premten. Edhe ambasadori edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i kanë siguruar se janë të sigurt dhe nuk u kanoset rrezik./Lideri