April 29, 2024
Maqedoni

Një vaksinë për tërë jetën kundër Covid 19, SHBA po analizon vaksinën e parë konvencionale

Në botë ende ka dyshime për shfaqjen e Kovid-19, përhapjen e infeksionit dhe zhvillimin e vaksinave kundër Kovid-19. Fushatat e imunizimit masiv, efektiviteti i vaksinave dhe reaksionet e mundshme negative të tyre, kovid-certifikimi, masat e ashpra epidemiologjike dhe rekomandimet për doza “përforcuese” janë çështje që mbeten enigmë për shumë njerëz. Pandemia e Kovid-19 nxiti dezinformata të panumërta, duke mashtruar njerëzit dhe duke shkaktuar panik.

Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Nxitoni dhe pastroni enët e gjakut! Parandaloni bllokimin derisa të jetë tepër vonë!
Sponsored by MonadPlug

Në përpjekje për të sqaruar disa nga këto çështje, MIA ka biseduar me nënkryetaren dhe shefen e Departamentit për inflamacion dhe kërkime imunologjike në kompaninë “Fajzer”, doktor Elena Peeva.

Doktor Elena Peeva është një grua e suksesshme maqedonase e cila jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 30 vjet. Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Shën Cirili and Metodi” në Shkup, ku edhe ka kryer magjistraturën. Pasi u shpërngul në SHBA, ajo përfundoi shkollimin e saj duke kryer një specializim në mjekësinë e brendshme në Spitalin Universitar “Stony Brook” dhe një subspecializimin në reumatologji dhe studime postdoktorale në imunologji në Qendrën Mjekësore “Montefiore/Albert Einstein College of Medicine”.

Më vonë ajo punoi si mjeke dhe profesore e mjekësisë dhe imunologjisë në Qendrën Mjekësore “Montefiore/Albert Einstein College of Medicine” në Nju-Jork. Puna kërkimore e Peevës mbështetet nga grante nga Fondacioni “Lupus”, Fondacioni i Artritit dhe NIH (National Institutes of Health) dhe paraqitet në simpoziume dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjatë punës së saj klinike, Peeva është përballur me mundësitë e kufizuara terapeutike në dispozicion të pacientëve me sëmundje imune. Dëshira për të kapërcyer zbrastirën midis punës kërkimore dhe klinike, dhe nevojës për barna të reja për të ndihmuar pacientët, e ka riorientuar atë nga mjekësia akademike në industrinë farmaceutike, ku ajo punon fillimisht për “Merk” dhe më pas për “Fajzer”. Në 15 vitet e fundit, Peeva ka udhëhequr me sukses disa prova klinike me barna të reja. Ajo është autore e më shumë se 50 punimeve shkencore në fushën e mjekësisë dhe imunologjisë.

Në pyetjen që pas dy vitesh pandemi, sa është numri i vaksinave të aplikuara deri më tani dhe sa është pjesa e “Fajzerit” dhe cilat janë efektet anësore të vaksinave. Peeva u përgjigj se “në mbarë botën përdoren tetë vaksina të ndryshme kundër Kovid-19. Më shumë se 10 miliardë doza janë administruar deri më tani”.

“Vaksina Fajzer kundërKovid-19 është vaksina e parë mRNA e koronavirusit e miratuar nga SHBA dhe është vaksina më e përdorur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Bazuar në rezultatet e fazës së tretë të provave klinike të publikuara në nëntor 2020, vaksina Fajzer/BioNtek mRNA është 95 për qind efektive. Reagimet anësore janë zakonisht të lehta dhe përfshijnë dhimbje në vendin e injektimit, ethe, të dridhura, dhimbje koke, dhimbje të kyçeve dhe muskujve, lodhje dhe dobësi që zgjasin për disa ditë dhe janë një shenjë se trupi po zhvillon një përgjigje imune për t’u mbrojtur nga infeksioni. Nyjet limfatike të fryra dhe të sëmura mund të jenë të rralla. Ashtu si me vaksinat e tjera, reaksionet janë më të zakonshme dhe më të theksuara tek femrat sesa tek meshkujt. Disa njerëz nuk kanë efekte anësore. Reagimet anësore të lidhura me probleme shëndetësore afatgjata janë jashtëzakonisht të rralla pas çdo vaksinimi, duke përfshirë vaksinat mRNA kundër Kovid-19”, deklaroi Peeva.

Më tej Peeva sqaroi edhe më shumë për vaksinat mRNA dhe ndikimin e tyre dhe se cilat mund të jenë kontraindikacionet e kësaj vaksine.

“Mesinzher RNA (mRNA) vaksinat filluan të përdoren pak kohë më parë, por shkenca për mRNA dhe hulumtimet për zhvillimin e mRNA vakinave datojnë para disa dekadave. Këto vaksina ndikojnë më ndryshe nga të tjerat, që vendosin protein, mikroorganizëm të dobësuar apo jo të aktivizuar në trup. Vaksinat mRNA u japin instruksione qelizave si të sintetizojnë proteinin, që shkakton reagim imunologjik që mundëson krijimin e antitrupave për mbrojtje nga infektimi kur virusi të hyjë në trup”, tha Peeva.

Reagimet alergjike ndaj vezëve, xhelatinozit apo lloj tjetër të ushqimit, barnave orale dhe lateksit nuk paraqesin kontraindikacione ndaj mRNA vaksinat.

Më tutje Peeva shton se, “hulumtimet janë në vijim, por vaksinat përforcuese kundër Kovid-19 do të jepen një herë apo dy herë në vit”.

Ajo thotë se deri më tani jemi ballafaquar me pesë llojet të Kovid-19 (alfa, beta, gama, delta dhe omikron). Por nevojiten metoda të reja për të krijuar mbrojtje të gjerë dhe afatgjate nga këto lloje të Kovid-19.

“Shkencëtarët amerikan të Qendrës ushtarake mjekësore “Ullter Rid” po punojnë në analizimin e vaksinës “Spajk feretin nano” kundër Kovid-19 të quajtur SpFN, që do të ishte vaksinë konvencionale me mbrojtje afatgjate kundër të gjitha llojeve të Kovid-19. Ka përfunduar inspektimi i parë, dhe së shpejti po priten rezultate”, tha doktorja Elena Peeva.