May 14, 2024
Maqedoni

Një i punësuar në “Postë” nga një i ndjerë ka përvetësuar 220.000 denarë

Departamenti për Punë të Brendshme nga Dibra ka ngritur kallëzim penal kundër një banori të fshatit Novak, komunës Qendër Zhupë për falsifikim të dokumentit zyrtar.

“Për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale ‘falsifikim të dokumentit zyrtar’, DPB Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër D.J (58) nga fshati Novak Qendër Zhupë. Ai në cilësinë e të punësuarit në filialin SHA ‘Posta’ në fshatin Papradniku i Madh në tre periudha kohore të ndryshme nga llogaria e transaksionit të një personi të vdekur, në mënyrë të paautorizuar ka përvetësuar mjete në para”, ka informuar Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër.

Më këtë vepër të dënueshme ai ka marrë mjete në para në vlerë prej 220.000 denarë.