May 7, 2024
Maqedoni

Ministri Sali me skafandër viziton të infektuarit me koronavirus në Spitalin e Velesit

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali mëngjesin e sotëm ka vizituar Kovid Qendrën pranë Spitalit të Velesit. Sali me pajisje mbrojtëse-skafandër ka takuar pacientët e infektuar me koronavirus, të cilëve iu ka uruar shërim të shpejtë.

“Ne vazhdojmë të ofrojmë mbështetje të ngushtë përmes vizitave të tilla në qendrat e tjera të COVID-19 për t’i mbështetur profesionistët shëndetësorë për sakrificën dhe luftën për çdo jetë njerëzore. Synimi i përbashkët është rritja e përmasës së vaksinimit dhe respektimi i masave parandaluese”, tha ministri Sali.