Një i punësuar i Ndërmarrjes Komunale “Komunalec” në Gostivar humbi jetën më 15 qershor të këtij viti gjatë një ndërhyrjeje në sistemin e ujësjellësit, dhjetë ditë para se pompat të ndotnin rrjetin e ujësjellësit – raportoi TV Telma.
Sipas informacioneve, rasti ishte raportuar në polic, transmeton portali Lideri.mk.
Të dhënat fillestare tregojnë se ai kishte shkuar për të pastruar një kanal në një lokacion ku kishte kanale kulluese për grumbullimin e ujërave rrjedhëse, por mbeti i bllokuar dhe humbi jetën.
“Rasti nga ana e komunës nuk ishte raportuar në stacionin policor, ndërsa xhami i dëmtuar u zëvendësua që të nesërmen. Ngjarja është kualifikuar si vepër penale ‘dëmtim i sendeve të huaja’, e cila sipas dispozitave ligjore ndiqet me padi private”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Edhe një muaj pas këtyre ngjarjeve, as Prokuroria dhe as MPB-ja nuk i lidhin ato me vendosjen e pompave që ndotën ujin, për të cilën tani dyshohen drejtoresha e “Komunalec”-it dhe edhe dy drejtorë të tjerë.

