May 20, 2024
Maqedoni

Shkupjani në moshë të re gjendet i vdekur në rrugë

Me datë 18.05.2023 në ora 10:17 në SPB Shkup, nga ana e Emergjencëe Mjekësore është raportuar se në rrugën “Hristo Tatarçev” është gjetur i vdekuri B.A.(37) nga Shkupi.

Vdekjen pa shenja të dukshme dhune e ka konstatuar mjeku i Emergjencës, ndërsa ekipi i Komisariatit të Policisë në Kisella Vodë ka kryer hetime, transmeton Lideri.mk.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. (Lideri)