April 29, 2024
KulturëMaqedoni

Edicioni i dhjetë i festivalit “Dita jonë” një festë e jubile në Uskanën tonë! (Foto)

Shkruan: Besiana Mehmedi

Festivali i dhjetë me radhë “Dita jonë” erdhi si dëshirë e drejtorit Shkodran Tolaj që në qytetin e Kërçovës të themelojë një festival të mirëfilltë në vitin 2013 që do të jetë arenë e krijimtarisë për fëmijë që më vonë mori përmasa më të mëdha duke u cilësuar si festivali më i mirë në trevat shqiptare. Kështu ndër vite morën pjesë femijë të talentuar nga të gjitha trevat, me theks të veçantë fëmijët nga shkollat tona me të cilët edhe u themelua shkolla e parë private e muzikës që funksionoi nga viti 2013 deri 2019 kur profesor Shkodrani, u largua nga këto detyra për të vazhduar një rrugëtim më të madh kulturor në kryeqytetin e Shkupit.
Nga viti 2019, falë bashkëpunimit të mrekullueshëm me komunën e Kërçovës, mediumet lokale, personalitetet, drejtorët e shkollave, arsimtarët, ky festival vazhdoi rrugëtimin duke arritur në edicionin e 10-të.
Falë mbështetjes modeste të Ministrisë së Kulturës, arrita të plotesoj dëshirën e kahmotshme që mos të kërkoj mbështetje nga asnjë instituicion apo afarist lokal, por të shpreh mirënjohjen time të thellë për secilin përsonalitet që ka dhënë kontribut ndër vite. Dje ishte një magji në sallën e Pallatit të Kulturës në Kërçovë ku punëtorët e skenës, ndriçimit e fonisë, Flamuri, Mersimi, Dervishi, Fazliu, Emini e Lubçe bënë maksimumin që çdo gjë të merr pamjen e një jubileu të vërtetë.
Festivali mori peshën e madhe si çdo vit me pjesëmarrjen masive të publikut që mbushi sallën, kurse kryetari Dehari me fjalën e tij përshëndetëse dhe me hapjen e këtij festivali na dha motiv për rrugëtimin tonë të mëtejmë.
Personalisht jam e bindur se ky njeri i dha jetë qytetit dhe i ndryshoi imazhin në shumë dimensione, posaqërisht në atë kulturor duke na mbështetur në çdo hap dhe iniciativë andaj pata kënaqësi që për herë të parë ta falenderoj publikisht dhe ti ndajë mirënjohje për vlerësimin e punës dhe mbështetjen parezervë për 10 vjet!
Dje pata kënaqësi të ndaj mirënjohje edhe për ish drejtorët dhe drejtorët aktual të shkollave “Milto Gurra”, “Sande Shterjoski”, “Naim Frashëri”, “Rexhë Rushit Zajazi”, “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, “Faik Konica” , respektivisht mirënjohjet i pranuan Kujtim Kasami, Shkëlqime Bekteshi, Vlora Aliu, Naser Ismaili, Rrahim Pinjolli, tekstshkruesve që me vite dhanë kontribut Suela Tukaj e Qamil Aliu, kompozitorit Jetmir Mehmetaj e Naim Gjoshi, këngëtarëve tashmë të rinjë Ylli dhe Zana Ajroja, Alba Zendeli, Marigona Xhambazi e Agnesa Asllani që ishin dëshmia më e mirë e suksesit tonë ndër vite. Mirënjohje u nda dhe për Tv Gurra, Firmën Instalimi dhe zotniun e nderuar Ismail Iseni dhe drejtorin e Pallatit të Kulturës z. Mazllam Osmani.
Falë angazhimit të ish nxënësit tonë Ylli Ajroja, sot student i UBT-së në Prishtinë, pjesa e programit artistik rrodhi për mrekulli. Edicioni i sivjetëm nuk ishte garë në mes këngëve dhe interpretëve por një festë ku të gjithë ndjehen fitues sepse i falëm qytetit një spektakël të jashtëzakonshëm ku dolën fëmijë tejet të talentuar si Hajrije Ademi, Albana Rijani, Ylli dhe Zana Ajroja, Aldrin e Denisa Dehari, Salije e Albina Bajrami, Marigona Xhembazhi, Liza Ahmedi, Agnesa dhe Gresa Mehmedi, Era Veliu.
Përgëzoj fëmijët e talentuar dhe mësuesit e tyre të shkollave që na nderuan në këtë edicion me pikat e veçanta artistike: Nazmie Selimi, Erjona Ademi e Rozafa Aliu bashkë me grupin e vajzave nga shkolla “Naim Frashëri” grupin e vallëtarëve nga shkolla “Rexhë Rushit Zajazi”, e në veçanti Isra Elmazi nga shkolla “ Milto Gurra” që shkëlqeu në interpretimin e këngës “Këngë moj” dhe Sidorela Lutfiun nga shkolla e qytetit që i dha sharm këtij festivali. Programin e begatuan këngët e kompozitorit që bëri hitin e madh “Mora fjalë” Naim Gjoshit që i solli arrtistja veterane e këngës popullore nga Tirana, Hatixhe Lushi. Një peshë këtij spektakli i dha miku jonë Pajazit Murtishi i cili interpretoi fragmente nga vepra “ Në mundsh” me mesazhe të fuqishme për të rinjtë. Në program u paraqit dhe fituesja e edicionit të pestë Vivian Mehmeti me këngën “ Atdheu im”.
Në fund të aktivitetit të gjithë pjesëmarrësit kënduan njëzëri me publikun dhe drejtorin Shkodran Tolaj duke i dorëzuar vet atij mirënjohje- ish nxënësit që e falenderuan për ngritjen e këtij festivali dhe shkollën e parë private të muzikës ku mësuan notat e para. Një suprisë të bukur kishte përgatitur pastiçeria “Dredhëza” nga Struga që solli një tortë të veçantë për të uruar këtë jubile. Festivali u prezantua nga dy vajzat tona Erjona Zendeli e Sibora Hoxha!

Falenderoj veçanërisht butikun “Liza” nga Tetova për veshjen speciale në këtë jubile!

https://www.facebook.com/share/p/w82mtkggUbCijuiE/?mibextid=I6gGtw