Murat Jashari.
Një mbiemër që për ne nuk është vetëm familje, por sakrificë, gjak, liri dhe nder. Një familje që i dha gjithçka këtij vendi, pa kursyer as jetën.
Sot nuk po kërkojmë më shumë sakrificë… por po kërkojmë shpresë.
Z. Murat Jashari,
kjo është një thirrje nga populli juaj.
Një lutje e sinqertë që të pranoni të bëheni President i Kosovës.
Jo si figurë politike.
Jo si përfaqësues i një partie.
Por si simbol i unitetit, i besimit dhe i rrugës së drejtë.
Do të ishit presidenti i të gjithë shqiptarëve —
nga Kosova, Lugina, Ilirida, Malësia, Shqipëria, Çamëria, Arbëreshët e deri te diaspora e largët në çdo cep të botës.
Shqiptarët gjithmonë kanë ëndërruar që në krye të shtetit të kenë një nga familja Jashari si President dhe në krye të ushtrisë një gjeneral nga kjo familje — një simbol i gjallë i sakrificës dhe mbrojtjes së atdheut.
Ndoshta për ju është sakrificë.
Por ne e dimë… familja juaj nuk është trembur kurrë nga sakrifica.
Sot nuk kemi nevojë për pazare politike.
Nuk kemi nevojë për kalkulime.
Kemi nevojë për dikë që e vendos Kosovën mbi gjithçka.
Pranimi juaj do të ishte një dritë në këtë errësirë.
Një shpresë që Kosova nuk do të humbasë më kohë.
Një garanci se ky vend do të jetë në duar të sigurta.
Gjatë mandatit tuaj, mund të hapet rruga për ndryshime të rëndësishme shtetërore, përfshirë edhe mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, në mënyrë që Kosova të mos mbetet më peng i krizave politike që e mbajnë peng zhvillimin dhe të ardhmen tonë.
Ne nuk po kërkojmë një president…
Po kërkojmë një simbol që na bashkon.
Ju lutemi… dëgjojeni këtë zë.
#MuratJashariPresident
#PërKosovën
#ZëriIPopullit
Shqipëtarë, nëse e ndjeni këtë thirrje, kopjone tekstin dhe vendosne në faqen tuaj ose shpërndane këtë postim.
Le ta bëjmë zërin tonë të dëgjohet. (s.b.)

sqShqip