April 28, 2024
Maqedoni

Një ekskavator goditi për vdekje një grua në Shkup

Një ekskavator goditi për vdekje një grua në rrugën “Jordan Mijallkov” në Shkup. Informatën për MIA-n e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Në ora 11 sot ka arritur denoncim se një automjet pune, makinë ndërtimi – ekskavator, të drejtuar nga i.A., 42 vjeçar, nga fshati Gërçec, Shkup, ka goditur 66-vjeçaren L.J. nga Shkupi, e cila ka vdekur në vendin e ngjarjes, sqarojnë nga MPB-ja për MIA-n.

Nga ana e mjekut të Ndihmës emergjente mjekësore, u konstatua vdekja.

Është bërë ekspertizë nga ana e prokurorit publik dhe ekipit hetues të SPB – Shkup.