May 20, 2024
Maqedoni

Një 30-vjeçar nga Nikushtaku zhduket në Pendën e Gllazhnjës

Nja Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se janë në kërkim të një 30-vjeçari nga Nikushtaku, i cili është raportuar se është zhdukur në Pendën e Gllazhnjës, përcjell TV21.

“Me datë 30.07.2023 në ora 14:07 në QMK Kumanovë është raportuar për një ngjarje në Digën e Epërme-Gllazhnjë, ku personi F.R. nga f.Nikushtak, rreth 30 vjeç, hyri në liqen dhe nuk u kthye më nga liqeni”, thonë nga QMK.