May 10, 2024
Maqedoni

Janë shqiptuar 407 sanksione për vozitje të shpejtë

Gjithsej 407 sanksione shqiptoi dje policia për vozitje të shpejtë mbi shpejtësinë e lejuar. Nga vozitësit e dënuar, 86 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 km në orë nga e lejuara, ndërsa 26 me madje mbi 70 km në orë.

Më pas, siç kumtoi MPB, 119 vozitës e tejkaluan shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 288 jashtë vendbanimeve.

“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim, Të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe bashkarisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, bën thirrje MPB.